Mancester Siti, Guardiola mbron Bernardo Silvën: Nuk është racist

Pep Guardiola I del në mbrojtje Bernardo Silvës. Ky I fundit u ndëshkua nga Federata Angleze me 1 ndeshje pezullim për një postim në Tëitter me tiine shakaje, por që u kuptua si një mesazh racist në drejtim të shokut të tij të skuadrës te Mancester Siti, Mendy.

‘Në këtë situatë, ajo që ka më pak rëndësi është mungesa e Bernardo Silvës-tha Guardiola-u akuzua për dicka që nuk ekziston. Nëse duan të ndëshkojnë dike për të treguar dicka, gjetën personin e duhur. Tani e tutje ao do të tregojë kujdes në përdorimin e rrjeteve sociale, por nëse kjo mund të ndihmojë në përmirësimin e shoqërisë. Jam I sigurt se Bernardo do të pranojë dënimin, por jo akuzat që iu bënë’.

Në fakt, vetë Federata Angleze e futbollit e kuptoi se portugezi nuk kishte synin fyerjen e shokut të tij të skuadrës në postimin e tij, por vetëm të bëjë shaka, megjithatë dënimi u dha pasi postimi I tij që u pa nga mijëra persona do të krijonte keqkuptime.

Sfidanti.al