Luka Modriç para transferimit për në “Old Trafford”?

Në ndeshjen e funditt të FA Kupës, Mançester Junajtidi mundi 2-0 Hadersfildin, duke siguruar kualifikimin për në çerekfinale të kësaj kupe angleze. Mbas kësaj ndeshjeje, trajneri i “djajve të kuq”, Murinjo, vuri në dukje se ekipi i tij ka nevojë për një mefshor të ri. “Neve na duhet një mesfushor tjetër, pasi, deri në fundit të sezonit, ne do të jemi të detyruar të luajmë pa mesfushorin Majkëll Karik”, tha Murinjo, duke theksuar: “Ju mund të më fajësoni mua për shumë gjëra, por jo që gënjej. Para dy muajsh, unë nuk ju thashë juve se më duhet një sulmues, por një mesfushor. Tani, unë e konfirmoj këtë gjë”.

Mbas kësaj deklarate të Murinjos, media angleze nisi menjëherë spekulimet se cili mesfushor do të mund të vijë në “Old Trafford”, ndërkohë që burime të afërt me klubin zbulojnë se trajneri portugez ka dy dëshira, Luka Modriç dhe Toni Kros të Realit të Madridit. Gazeta “Express” vë në dukje se sjellja e gjermanit është një “mision i pamundur”, ndërkohë që ka mundësi që Modriçin ta shohim, sezonin tjetër, me bluzën e kuqe të Junajtidit.

Sfidanti.al