Salah dhe Mane janë të jashtëzakonshëm,por  portokallia ngjyra e bekuar?!

Mohamed Salah dhe Saido Mane janë, më të vërtetë, liderët kryesorë të ekipit aktual të shkëlqyer të Liverpulit që, në ndeshjen e fundit të Champions-it, mundi thellë 0-5 Porton. Me këtë rast, staticienët anglezë kanë zbuluar një të dhënë mjaft interesante. Pikërisht, Liverpuli është bërë një ekip shumë efikas, qëkur ka ndërruar ngjyrën e bluzave të lojtarëve të tyrë në portokalli, kështu që mediumet anglezë vënë në dukje se kjo ngjyrë i ka sjellë një “fat sulmues” këtij ekipi.

Me bluzat e reja, Liverpuli luajti edhe në ndeshjen e mësipërme ndaj Portos. Po të bësh një përmbledhje, del se Liverpuli ka luajtur gjashtë ndeshje me bluzat portokalli dhe, në të gjitha këto ndeshje, futbollistët e Jyrgen Klopit kanë shënuar 24 gola të pabesueshëm.

Sfidanti.al