Lesteri përgënjeshtron lajmin për epilogun e karrierës së Marezit

Në uebsajtin zyrtar të Riad Marezit, u publikua një mesazh që, në momentin e parë, ishte sa befasues, aq edhe i dyshimtë, se ky futbollist algjerian (27 vjeç) i jepte fund karrierës së tij në fushën e lojës për arsye shëndetësore.

“Mbas konsultimeve me shumë mjekë, unë vendosa që t’i them lamtumirë futbollit”, shkruhej në profilin e Marezit në Instagram. Sipas klubit, këto nuk janë fjalë që i ka shkruar Riad Marezi, por dikush tjetër, pasi kishte hakuar profilin e tij, kështu që tifozët nuk kanë arsye që të shqëtësohen.

Sifdanti.al