Lampardi po kthehet në “Stemford Brixh”, po çfarë ka “harruar”..?

Mesfushori legjendar i Celsit, Frank Lampard, do të kthehet në klub, por në rolin e trajnerit. Ai, deri tani, ka qenë pjesë e akademisë së futbollit të Celsit, ku ka punuar me moshat e reja, por, tani, Lampardi 39-vjeçar është gati që të përfshihet në punën e stërvitjes së “repartit” të të rriturve të “bluve” të Londrës. Një gjë e tillë, në qarqet sportive angleze, është interpretuar si një largim i sigurt i Antonio Kontes mbas përfundimit të këtij sezoni, ndërkohë që Lampardi do të përfshihet në stafin e trajnerit të ardhshëm të Celsit.

Si kandidatë kryesorë për të zënë vendin e Kontes, përmenden Luis Enrike dhe Karlo Ançeloti, ndërkohë që Frank Lampardi, sikuse thuhet, do të jetë “dora e djathtë” e “shefit” të ri.

Sfidanti.al