Lampard: “Kerol dhe Krauç? Jo, Çelsi ka nevojë për Xhekon”

Legjenda e futbollist anglez, Frank Lampard, u deklaroi gazetarëve se Piter Krauç (Stouk Siti) dhe Endi Kerol (Uest Hem) nuk janë të denjë që të luajnë me Celsin. Ish-kapiteni i “bluve” të Londrës pajtohet me trajnerin Antonio Konte se futbollisti boshnjak i Romës, Edin Xheko, është zgjedhja e duhur për ekipin londinez.

“Krauç dhe Kerol nuk janë emra, për të cilët Celsi duhet të tregojë ndonjë interes. Janari është një muaj i vështirë, pasi duhen mbyllur disa ‘vrima’ në ekip, ndërsa transferime të mëdha, si ai i Sançezit te Junajtidi, janë përjashtime. Celsi nuk ka nevojë për futbolliste si Krauç dhe Kerol, kurse Xheko është diçka tjetër. Ai është një sulmues i shkëlqyer që zotëron karakteristika mjaft cilësore”, vuri në dukje Frank Lampardi.

Celsi, momentalisht, ndodhet në vend të 3-të në Premier Ligë, ndërsa merr pjesë në raundin e 4-t të FA Kupës dhe në fazën 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve, ku do të luajë me Barcelonën.

Sfidanti.al