Këshillë e Pol Skolsit për Runin: “Mos u largo nga Junajtidi, lufto!”

Ikona e Mançester Junajtidit, Pol Skols, i ka dërguar një këshillë miqësore mikut të tij dhe kolegut të dikurshëm në përfaqësuesen angleze, Uejn Runi, që ai të mos largohet nga Junaitidi, por të qëndrojë atje dhe të luftojë. Runi, në fakt, gjatë këtij sezoni, po luan pak, qëkur ekipin e “djajve të kuq” e ka marrë Zhoze Murinjo, ndërkohë që, së fundmi, ka lajme se ai do të largohet për te Evertoni.

“Uejni ka qenë një lojtar sensacional për Junajtidin dhe Anglinë, gjatë pothuajse 15 viteve të fundit. Ai është mjaft i respektuar dhe unë mendoj se ai ka akoma se çfarë t’i japë Junajtidit, pasi ka një përvojë të madhe dhe ka se çfarë t’u mësojë lojtarëve të rinj. Nuk dua që të flas për ndonjë trranferim të tij të mundshëm për në ndonjë ekip tjetër anglez, sepse dua që ai të vazhdojë të qëndrojë tek Junajtidi”, thotë Skolsi.

sfidanti.al