“Jemi në botën e Leo Mesit” – baba Nejmar luan prindin

Nuk paska mjaftuar deklarata e Barcelonës për të mbrojtur imazhin e futbollistëve të saj, pas skenës aspak të hijshme në ndeshjen me Valencian në “Mestaja”.  Në fakt, e gjithë bota është befasuar, kur djelmoshat ëngjëllorë kanë festuar duke sulmuar dhe tifozët. Babai  i sulmuesit Nejmar, flak petkun e biznesmenit të futbollit,  dhe flet si prind: “ Nuk shikoj asgjë të gabuar në gjestin e Nejmar ndaj tifozerisë.  Cili do të guxonte t’i jepte leksione futbollistëve të Barçës  për mënyrën e festimit të golit, ndërsa disa mbyllin sytë para një kategorie tifozësh, që argëtohen me provokime”.

Edhe i ati, si djali, hidhet në sulm dhe nuk preferon të kalojë në mbrojtje: “ Unë jam babai i Nejmar dhe prokuratori i tij, por është tepër e vështirë për mua që në çdo rast ta mendoj si biznes dhe të mos bëjë prindin”. Kur e pyesin për Leo Mesin, duket sikur po flet me Nejmarin futbollist dhe jo me babain: “ Leo meriton Topin e Artë. Jemi në botën e tij të futbollit  dhe nuk mund ta fsheh se ai është idhulli i djalit tim.  Në shtëpi ai tregon me pasion për atë që trasmeton Mesi në fushë”.