E nisi keq, tani Murinjo synon të thyejë një rekord të Fergusonit 

Zhoze Murinjo i ka vënë vetes shumë objektiva, qëkur ai mori përsipër, verën e kaluar, që të drejtojë Mançester Junajtidin, ndërkohë që ai zbuloi se synon të thyejë një nga rekordet e ser Aleks Fergusonit. Gjatë 26 viteve në stolin e drejtimit të Junajtidit, Fergusoni ka vendosur shumë rekorde në nivel klubi, kështu që kushdo qoftë trashëgimtari i tij, ai do ta ketë shumë të vështirë që të thyejë ndonjë nga rekordet e tij. Por, ekziston një rekord që është shumë i rëndësishëm për trajnerin portugez: më shumë ndeshje në Ligën e Kampioneve.

Murinjo, deri tani, ka drejtuar klube të ndryshëm në 133 ndeshjet e zhvulluara në Ligën e Kampioneve, dy tituj të së cilës ai i ka fituar. Fergusoni që, gjithashtu, ka fituar dy tituj të kësaj Lige, ka 61 ndeshje më shumë se Murinjo dhe më shumë se kushdo tjetër në historinë e konkurrimit më elitar evropian.

“E di që jam midis pesë ose gjashtë top-trajnerëve, por, megjithatë, unë jam ende shumë larg atij nr.1, por do të luftoj më të gjitha forcat që ta thyej këtë rekord”, deklaroi Murinjo në prag të sezonit të ri të Ligës së Kampioneve.

Sfidanti.al