Hamilton e MV Augusta; bashkë për dizenjimin e motorëve të rinj

Lewis Hamilton hyn në botën e motocikletave dhe këtë e bën duke zgjedhur bashkëpunimin me MV Augustan. Pas suksesit me Dragster RR LH, kompania italiane dhe piloti anglez i Mercedes firmosën një kontratë të re bashkëpunimi. Projekti zgjerohet me prodhimin e modeleve të rja të dizenjuara së bashku me 3 herë kampionin e botës në Formula 1. ‘Jam entuziast që do të vazhdoj bashkëpunimin me MV Augustan-tha Hamilton-falë pasionit të tyre për teknologjinë dhe kujdesit të imtësishëm për detajet, lindin motorë vërtetë të vecantë. Projektet e MV Augustas më japin mundësi që të bashkoj interest e mia për motorët dhe dizenjimin duke u përfshirë në të gjithë procesin e zhvillimit të motorit’.

Sfidanti.al