Dyshja 150-milionëshe Haverc-Verner mund të “gremiset” si yjet e djegur tek Çelsi!

Në “Stemford Brixh” kanë një rekord që shkon nga skaji i lavdisë, në atë të dështimit. Nën “mbretërimin” e Roman Abramoviçit. Çelsi ka pasur “nuhatjen” për të bërë disa nga blerjet më të mira të botës si Drogba, Lampard, Esien, Çeh, Ivanoviç, Rikardo Karvaljo, Diego Kosta apo Eden Hazar, por edhe ka bërë disa nga gabimet më të kushtueshme.

Lista nuk është aspak e shkurtër, dhe kësaj liste mund t’i shtohen dy lojtarët e ardhur nga Gjermania, Kai Haverc e Timo Verner. i pari u mor për rreth 81 milionë euro dhe ka shënuar vetëm 1 gola e ka shërbyer 3 asistë deri tani, ndërsa sulmuesi i Lajpcigut erdhi për 53 milionë euro dhe ka shënuar 4 gola e ka dhënë 5 asistë në 17 ndeshje, pak për një lojtar të vijës së parë. Trajneri Frenk Lampard i ka mbrojtur, por tifozët dhe analistët e kanë të freskët historinë e disa yjeve të shkëlqyer, por që “u shuan” tek Blutë e Londrës.

Të tillë si Andrij Shevçenko marrë për 44 milionë euro në 2006, Fernando Torres ardhur për 50 milionë euro në 2011, portieri Kepa për 80 milionë euro, Huan Sebastian Veron për 20 milionë euro në 2003 apo Adrian Mutu për 22.5 milionë euro në 2003.

Sfidanti.al