Arsenali merr përforcim të madh, Sebajosi kalon kontrollin mjekësor

Plejmejkeri i Realit të Madridit, Dani Sebaljos, karrierën e tij do ta vazhdojë tek Arsenali, konfirmon media spanjolle, sipas së cilës të dy klubet e lartëpërmendur, si edhe vetë lojtari, tanimë kanë dhënë pëlqimin e tyre që ai të kalojë në klubin e Premier Ligës, ndërkohë që pritet që zyrtarizimi i transferimit të bëhet shumë shpejt.

Në fakt, Sebaljosi ka ardhur tek Arsenali i huazuar deri në fund të sezonit pa të drejtë blerjeje. Sidoqoftë, Sebaljosi nuk bën pjesë në planet e Zidanes për këtë sezon, kështu që u vendos që ai të kaloi në një klub tjetër, po të madh, që të ketë një minutazh më të madh loje.

Sebaljosi erdhi te Reali nga Betisi në verën 2017, pasi për të u paguan 16,5 milionë euro. Sezonin e kaluar, ky futbollist 22-vjeçar ka luajtur në 23 ndeshje, në 13 prej të cilave në formacionin e parë.

Sfidanti.al