Guardiola i shqetësuar: Kalendari“do t’i vrasë” lojtarët!

Trajneri spanjoll i Mançester Sitit, kampion të Anglisë, Pep Guardiola, ka ngritur i shqetësuar zërin dhe ka kërkuar ndryshime në situatën aktuale lidhur me kalendarin e ndeshjeve, duke pasur parasysh angazhimet e lojtarëve dhe të gjithë konkurimet.

Siti, momentalisht, po përgatitet për sezonin e ri, por Guardiola nuk mund të mbështetet te të gjithë lojtarët e tij, sepse ata kanë angazhime suplementare, konkretisht në përfaqësueset e vendeve të tyre, si psh. Riad Marezi që deri para pak kohësh ishte i angazhuar me përfaqësuesen e tij të Algjerisë që triumfoi në Kupën e Afrikës.

“Disa nga lojtarët tanë do të vijnë më 29 dhe 30 korrik, të tjerë do të vijnë mbas tre-katër javësh. Unë nuk dua që ata të kthehen dhe të mos jenë në formë ose të jenë të lodhur, qoftë fizikisht dhe qoftë mendërisht, ndërkohë që ata i pret një sezon tjetër i gjatë. Ky kalendari aktual i konkurrimeve është absurd dhe ai ‘do t’i vrasë’ lojtarët tanë. Ata duhet të marrin frymë dhe të pushojnë që të japin më të mirën e tyre”, deklaroi Guardiola, duke mbështetur, sa i përket kësaj çështjeje, trajnerin e Liverpulit, Jyrgen Klop.

Sfidanti.al