Antonio Konte nostalgjik, mund të kthehet në Itali?

Disa mediume italianë shkruajnë se, pavarësisht nga sezoni i sivjetëm i shkëlqyer me Çelsin, ka mundësi që Antonio Konte të kthehet në Itali dhe të marrë timonin e Interit të Milanit. Në fakt, Konte po përjeton një sezon fantastik me Celsin në Premier Ligë, duke kryesuar bindshëm në klasifikim dhe ndodhet në rrugë të mbarë që të bëhet, sivjet, kampion i Anglisë. Por, sidoqoftë, po spekulohet për kthimin e tij në Itali.

Gazeta “La Republika” vë në dukje se Konte “vuan” nga nostalgjia, se nuk mund të përshtatet me jetën më Londër dhe se përfaqësuesit e tij, tanimë, kanë filluar bisedimet me Interin. “Tutosporti”, gjithashtu, po e ndjek këtë situatë dhe, sipas tij, Stefani Pioli do ta drejtojë Interin deri në fund të sezonit, kurse, më pas, Konte do të mund të bëhet pasardhës i tij. Sidoqoftë, sa më sipër, është në nivelin e spekulimeve, pasi vështirë ta mendosh se Antonio Konte do të largohet nga Londra, nëse shpallet kampion i Anglisë me Celsin.

sfidanti.al