Flojd Mejuedhër Xhunior natyrisht që ka plot kohë të lirë. Një njeri i pensionuar nga sporti mund të zgjedhë të bëjë çfarë të dojë, të flejë gjumë, të shkojë në një restorant apo në një ndeshje sporti. Së fundi, ndërsa pret një telefonatë nga Konor Mekgregor, ish-boksieri amerikan vendosi të kalonte rreth 2 orë në Arenën “Stejpëlls Sentër” në Los Anxhelos, aty ku Lejkërsi vendas u ndesh me San Antonion.
Nga fotot duket se kampioni i madh (i tërhequr në 2015) ishte shumë i përqëndruar tek loja, ndonëse skuadra e tij (besohet se është me Lejkërsin meqë jeton në Los Anxhelos) humbi thellë me Spërsin. Aq shumë ishte i përqëndruar Mejuedhër tek loja, saqë duket se nuk i bëri aspak përshtypje femra që pati pranë, ndonëse në momente të caktuara veshja e saj e bënte shumë provokuese.
Sfidanti.al