A po kalon Pep Guardiola krizën e “vitit të katërt”?

Tek Bajerni nuk e pati këtë problem sepse u largua pas tre sezoneve (duke mos e fituar dot Championsin). Gjithsesi, tek Barcelona e provoi sesa i vështirë ishte sezoni i katërt radhazi në një ekip, dhe vendosi të largohej. Pep Guardiola ndoshta po kalon të njëjtën situatë (hipotetike) edhe tek Mançester Siti, ndërsa edicioni për momentin nuk po shkon aspak mirë. Skuadra e tij është 9 pikë larg Liverpulit kryesues të Premier Ligës, ndërsa Championsi nuk ka qenë kurrë specialitet i saj, pra ekziston rreziku që të mbyllet një vit sportiv pa asnjë trofe të madh.

Me gjasë, Guardiola është i lodhur dhe i stresuar pas një periudhe relativisht të gjatë në “Etihad”, ku një vit doli pas asnjë trofe, por pastaj fitoi dy tituj kampion radhazi, dhe shumë kupa të tjera. Kjo gjë i ndodhi në “Kamp Nou”, ku gjithashtu pati “rrëshqitje” edicionin e katër, 2011-2012. Pas fitoi 3 La Liga dhe 3 Champions radhazi (2009-2011), Pepi provoi krizën e vitit të katërt, edhe pse Barça bëri një kampionat të madh, por u la pas nga Reali i Zhoze Murinjos.

Sfidanti.al