Portugali, kampionati do të rinisë në 3 qershor

Edhe futbolli portugez bën hapa para në lidhje me rifilimin e aktiviteteve futbollistike. Kështu në 3 qershor do të rinisë kampionati i futbollit me Ligën portugeze që ka bërë të ditur edhe kalendarin e ndeshjeve të 9 nga 10 javët të mbetura në Primeira Liga, mbeten për t’u caktuar datat dhe kalendari i javës sëe fundit. Kështu në datën 3 qershor janë programuar 2 ndeshje që padyshim do të luhen me dyer të mbyllura ku spikat ajo mes Portos dhe Famalicaos

Në momentin e ndërprerjes së kampionatit në 12 mars për shkak të pandemisë coronavirus, në krye të renditjes ishte Porto me 60 pikë, 1 më shumë se benfica e vendit të dytë. Sipas kalendarit të përpiluar nga drejtuesit e futbollit luzitan, kampionati parashikohet të përfundojë në 21 korrik.

sfidanti.al