Pogba rikthehet te Juventus? ‘L’Equipe’ zbulon klauzolen e kontrates

Ndersa ne Angli flitet per tentativen e Mino Raioles per te transferuar Pol Pogba te Reali i Madridit, ne France flitet per diçka tjeter. E perditshmja franceze ‘L’Equipe’ flet per ekzistencen e nje klauzole ne kontraten e mesfushorit francez.

Gjithnje sipas kesaj te perditshmeje, ne klauzole thuhet se Juventusi mund ta ribleje Pogba per 60 milione Euro,  shifer kjo mese e pranueshme per t’u shpenzuar duke qene se Zonja e Vjeter e shiti kartonin e tin per 105 milione Euro rreth 2 vite me pare.

Problemi ne kete pike per Juventusin qendron te paga e Pol Pogba. Ne kete moment, francezi perfiton nga kontrata me Mançester Junajtid 15 milione Euro ne sezon, shifer kjo qe eshte praktikisht e paperballueshme per bardhezinjte. ‘L’Equipe’ thekson se Pogba eshte gati te pranoje nje reduktim te pages per t’u kthyer te Juventusi, por eshte e veshtire te mendohet se ai do te pranoje te paguhet me nen 10 milione Euro.

Lajmi i fundit i merkatos ka entuziazmuar tifozet e Juventusit qe kane pushtuar rrjetet sociale madje ne oret e fundit eshte shfaqur edhe hashtagu #Pogback.

Sfidanti.al