Plani I Realit të Madridit; ofron 80 milionë Euro dhe Bale për Sterling

Reali I Madridit është në krizë për shënimin e golave dhe kjo ka bërë që drejtuesit e klubit të nisin kërkimet për një sulmues që e gjen vazhdimisht rrugën e rrjetës. Rahim Sterling është një futbollist që duket se I përgjigjet profilit të kërkuar nga Los Blancos dhe sipas Sky Sports, klubi madrilène duket se e ka përgatitur ofertën për të; 80 milionë Euro dhe kartonin e Garet Bejl

Gjithnjë sipas ‘Sky Sports’ agjentët e sulmuesit të Mancester Sitit u takuan gjatë verës me Drejtorin e Përgjithshëm të Realit të Madridit, Hoze Anhel Sancez, por e gjithë kjo mbeti thjesht një tentativë për shkak edhe të vështirësive të operacionit.

Ndërkaq e përditshmja spanjolle AS, ditë më parë ka folur për një largim të Bejl në merkaton e muajit janar, ndërkohë  që plani I futbollistit fillimisht ishte që të priste muajt e verës. Gjithsesi, ai që do të miratojë apo jo këtë lëvizje është pikërisht Pep Guardiola, që ka një rol thelbësor në shpërthimin e Sterling, ndërkohë që stili I tij I lojës nuk është se shërben plotësisht për të shfrytëzuar në maksimum cilësitë e  sulmuesit uellsian.

Rahim Sterling , sulmuesi I përfaqësuese angleze I lindur në Xhamajkë, po përjeton një formë vërtet fantastike. Te Mancester Siti askush nuk ka kontribuar më shumë se ai në shënimin e golave gjaytë këtij sezoni. Për momentin ai ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 5 assiste në 15 ndeshje.

Sfidanti.al