Pirlo, gati te kthehet: Kam kontakte me Kombetaren dhe disa klube

Andrea Pirlo eshte gati te rikthehet ne boten e futbollit. Ish mesfushori i Milanit, Juventusit e perfaqesueses italiane deklaroi se ka kontakte me perfaqesuesen e disa klube, por pa shtuar asgje me shume qe te tregoje me shume per per te ardhmen e tij pasi eshte i fokusuar te ndeshja e lamtumires ne 21 maj.

‘Kam pasur bisedime me persona te ndryshem si ne perfaqesuese si ne klube, por do te kem kohe te mendohem-tha Pirlo-dua te pershendes publikun italian dhe futbollistet me te cilet kam luajtur’.

Pirlo beri edhe nje lloj analize per punen e bere nga Gatuzo ne stolin e Milanit.

‘Nuk e prisja qe Gatuzo te bente kaq mire-vijoi Pirlo-ka pasur nje rrugetim pozitiv ne Serine B dhe C dhe te Milani e ndryshoi skuadren ne vetem pak kohe. Milani tani luan bukur dhe Gatuzo ka ditur te rizgjoje pasionin te tifozet. Mendoj se e meritoi rinovimin. Alegri? Kam punuar me te te Milan e Juventus dhe mund te them se po permiresohet vit pas viti’.

Sfidanti.al