Nuk eshte Spaleti, por Pioli; Milan ben zgjedhjen

Stefano Pioli eshte praktikisht trajneri i Milanit. Zvonimir Boban dhe Paolo Maldini paraditen e kesaj te marte takuan ish trajnerin e Fiorentines duke i prezantuar edhe projektin e klubit kuqezi, nje projekt te cilin Pioli duket se e ka pelqyer aq sa shume shpejt pritet qe ai te firmose kontraten e me pas Milani te beje zyrtarizimin e shkarkimit te Marko Xhampaolos.

Ne fakt ideja e Milanit ishte te sillte ne Milanelo, Luciano Spaletin, por ky i fundit duket se nuk mundi dot te gjeje nje akord me Interin me te cilin eshte ne kontrate deri me qershor te vitit 2021 me klubin zikalter qe refuzoi te paguaje demshperblim per te.

Keshtu qe Boban dhe Maldini arriten te merrnin miratimin e Eliot per te tentuar Stefano Piolin, nje operacion ky qe eshte me pak i kushtueshem me Piolin qe ka nje profil qe i pershtatet projektit te Milanit. Por ne kete pike problem behen tifozet e Milanit te cilet nuk jane aspak te bindur per kete zgjedhje, madje ne rrjetet sociale ata kane nisur edhe nje fushate kunder Piolit teksa kane krijuar hashtagun #PioliOut.

Sfidanti.al