Nga Franca: Kontakte Leonardo-Mendes për të cuar Ronaldon te PSG

‘Paris Saint Germain po përgatit një goditje të madhe; Cristiano Ronaldon’. Ky është titulli i artikullit të ‘Le10Sport’ që bën të rikthehen zërat për një largim të mundshëm të portugezit nga Juventus, zëra të cilat në mënyrë konstante mediat franceze i shfaq sidomos në momentet e vështira të klubit torinez. Dhe tani pas eliminimit në Ligën e Kampioneve dhe ndryshimet në pankinë, Juventus po përjeton një moment delikat nga e cila sipas FootMercato kërkon të përfitojë. Mësohet se Drejtori Sportiv i PSG ka kontaktuar tashmë Jorge Mendes, agjentin e lojtarit me palët që do të diskutojnë këtë cështje në Lisbonë gjatë fazës së Final Eight të Ligës së Kampioneve

Duket se Ronaldo ka ngritur pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e tij në një skenar për të cilin foli edhe revista ‘France Football’ me lojtarin që ka ngarkuar agjentin e tij për të studiuar terrenin për klube të tjera. Sigurisht ende nuk ka marrë një vendin, por duket se në mendjen e tij ka shumë dyshime gjë që u la të kuptohej edhe në postimin e tij një ditë më parë në rrjetet sociale.

Për më tepër, Ronaldo do t’i thoshte përfundimish lamtumirën Juventusit nëse Sarri do të konfirmohej dhe është pikërisht kjo karta do të të përdorin bardhezinjtë për të mbajtur yllin e tyre që e konsiderojnë si një pikë referimi. Pirlo mund të shtojë optimzmin edhe te Ronaldo e dyshumet e tij dhe është e logjikshme të mendosh se Pirlo që nuk ka eksperiencë si trajner fillimisht do të besojë te senatorët

Sfidanti.al