Ndodh në Brazil, supersherr në fushën e lojës, arrestohen 3 futbollistë

Dhuna nuk është një gangrenë vetëm në futbollin shqiptar. ky fenomen i shëmtuar është prezent edhe në Amerikën Latine dhe rasti më i fundit u regjistrua në Brazil në gjysmëfinalen e kampionatit të shtetit të Goias mes Atleiko Goianenses dhe Vila Nova. Ishte një ndeshje që në fund u shndërrua në një betejë të vërtetë e denjë për ngjarjet Far West.

Gjithcka nisi pas fërshëllimës së fundit të arbitrit, kur futbollistët e Vila Novës iu vërsulën sulmuesit kundërshtar Pedro Raul i cili po festonte sipas tyre në mënyrë provokative, kualifikimin për në finale. Drejtues dhe futbollistët e tjerë të Atletikos ndërhynë për të mbrojtur Raul, por në moment shpërtheu një luftë e vërtete me palët që u përleshën me shuplaka, grushta e shkelma, situatë që solli ndërhyrjen e policisë të cilët u detyruan të përdorin gaz me spec djegës për të vendosur qetësinë. Në fund bilanci i kësaj lufte flet për 6 persona të arrestuar, 3 nga të cilët ishin futbollistë të Vila Novës.

sfidanti.al