Nations League, Spanja me ‘gjak të ri’, ja emrat e Luis Enrique

Luis Enrique publikon emrat e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e UEFA Nations League kundër Gjermanisë dhe Ukrainës. Ajo që bie në sy në listën e përpiluar nga trajneri i përfaqësueses spanjolle janë përfshirë shumë emra lojtarësh të rinj ku spikasin ata të Eric Garcias dhe Ferran Torres të Manchester City, Adama Traore të Wolverhampton, Oscar Rodriguez të Real Madrid dhe talenti Ansu Fati i Barcelonës.

Lista e përfaqësueses spanjolle:

Portierë: De Gea, Kepa, Unai Simón.

Mbrojtës: Jesús Navas, Carvajal, Sergio Ramos, Pau Torres, Diego Llorente, Gayá, Reguilón, Eric García.

Mesfushorë: Fabián Ruiz, Thiago, Busquets, Rodri, Mikel Merino, Dani Olmo, Óscar Rodríguez.

Sulmues: Rodrigo, Oyarzabal, Adama Traoré, Asensio, Ansu Fati, Ferran Torres.

Sfidanti.al