Miqtë – Perezit: Ç’e do Pogban, ai shkon çdo natë në diskotekë!

Zinedin Zidanes, kur nënshkroi përsëri kontratën me Realin e Madridit, iu premtua se atij do t’i jepej kontrolli i plotë mbi politikën e transferimeve në klubin “mbretëror”. Por, sidoqoftë, tani ai po ndeshet me një problem serioz, duke hyrë në konflikt me presidentin Florentino Perez, për shkak të temës “Pogba”.
Dihet tanimë se Zidane e vlerëson mjaft si futbollist bashkatdhetarin e vet që luan me Junajtidin dhe ai nuk e fsheh se do të donte që ta kishte në radhët e ekipit të vet këtë mesfushor francez. Problemi është se Florentino as që do që të dëgjojë për ardhjen e Pogbas në “Santiago Bernabe”. Nuk është fjala për cilësitë e Pogbas si futbollist, por Perezin e shqetëson karakteri i futbollistit francez që, sipas tij, mund të sjellë përçarje në ekip, sikurse ndodhi te Junajtidi, kur ky i fundit drejtohej nga Murinjo.
Media spanjolle, duke iu referuar një burimi të brendshëm te Reali, sjell fjalët që Perezit i kanë thënë disa miq të tij të ngushtë:
“Në asnjë mënyrë, mos e bli Pogban! Ai çdo natë shkon në diskotekë, madje çdo natë në një diskotekë të re”!
Sfidanti.al