Milan, erdhi Kjaer, kryen vizitat mjekësore e firmos kontratën

Simon Kjaer ësghtë futbollisti I ri I Milanit. Mbrojtësi danez udhëtoi drejt Milanos për të kryer vizitat mjekësore në klinikën “La Madonnina” dhe firmosur kontratën me kuqezinjtë. Akordi mes Milanit dhe Atalantës e Sevijës ishte për marrjen e futbollistit me huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit me Kjaer që do të zëvendësojë Kaldarën.

Mbrojtësi 31 vjecar ka zhvilluar vetëm 6 ndeshje me Atalantën në këtë sezon dhe në ditët e kaluara, futbollisti nëpërmjet agjentit të tij Mikel Bek kishte bërë të ditur se kishte marrë miratimin nga klubi bergamask për t’u larguar në merkaton e muajit janar.

Në harkun e vetëm pak ditëve Atalanta dhe Milani gjetën akordin mes tyre me Kjaer që do të marrë vendin e Kaldarës I larguar në formë huazimi në një skuadër tjetër dhe e gjithë kjo lëvizje ndodhi pasi mori edhe miratimin nga Sevija. Përsa I përket portës, Pepe Reina duket se do të shkojë te Aston Vila në formë huazimi, ndërkohë që nga Karabagi do të vijë Asmir Begovic që do të zëvendësojë spanjollin.

Sfidanti.al