Milan, Donnarumma drejt derbit: Do të bëjmë një ndeshje të madhe, shpresojmë ta vendosë Ibra

Gianluigi Donnarumma është gati dhe i karikuar për derbin e Milanos me Interin, një sfidë vendimtare si për moralin e skuadrës ashtu edhe për klasifikimin

‘Jemi të gjithë entuziastë, do të kërkojmë të zhvillojmë një ndeshje të madhe dhe të marrim rezultatin maksimal-tha portieri i Milanit-besoj se do të bëjmë ndeshje të madhe dhe nëse mbyll sytë, shpresoj që të jetë Ibrahimovic ai që do ta vendosë’.

Rëndësia që ka suedezi në skuadrën e Stefano Piolit tashmë është e qartë për të gjithë.

‘Është një kampion, nuk dorëzohet kurrë dhe i ndihmon të gjithë-vijoi Donnarumma-është I pari që vjen ne fushë dhe i fundit që largohet.Është një shembull për të gjithë, po na ndihmon edhe në këtë këndvështrim’.

Në 2 vitet e fundit, Milani është rritur shumë dhe është bërë ambicioz dhe Donnarumma këtë e di, edhe pse ai përpiqet të rrijë me këmbë në tokë.

‘Sigurisht jemi më shumë skuadër, jemi mirë bashkë, argëtohemi dhe jemi një grup i mirë-tha Donnarumma-mendoj se kjo është thelbësore për të synuar lart. Titulli? Ky është një Milan që mund të luftojë, që nuk duhet të kënaqet. Llogaritë do t’i bëjmë në fund, por objektivi ynë është Liga e Kampioneve. Është një ëndërr sepse do të thotë të rikthesh Milanin aty ku e meriton’.

Sfidanti.al