Maradona nuk bën shaka: Ky Napooli do ta fitojë Skudeton!

Asi i lavdishëm argjentinas dhe legjenda e vërtetë e futbollit të Napolit, Diego Armanto Maradona, është i bindur se ekipi aktual i napolitanëve është aq kualitativ, sa ta fitojë titullin ekampionit të Serisë A. Napoli të dy titujt në Itali i ka fituar në sezonet 1986-87 dhe 1989-90,  pra, vetëm atëherë, kur me këtë ekip lider i tij ishte Maradona, ndërkohë që, këtë vit, ai është pranë një suksesi të ri, duke qenë vetëm dy pikë larg Juventusit kryesues, nëntë raunde para përfundimit të kampionatit italian.

“Napoli mund ta bëjë këtë, unë besoj se ai do ta fitojë Skudeton, besoj te napolitanët. Nganjëherë, ky ekip i tanishëm më kujton mua Napolin tim”, deklaroi Maradona në Zyrih.

Sfidanti.al