Manxhukiçi s’pret mëshirë nga Sarri…rrugës për te Junajtidi?

Ka shumë mundësi që sulmuesi i Juventusit, Mario Manxhukiç, deri në fund të këtij sezoni transferimesh, të shpërngulet në “Old Trafford”. Fillimisht, futbollisti kroat 33-vjeçar priti që të përfshihej në marrëveshjen që do të sillte te Juvja sulmuesin Romelu Lukaku dhe ai do të përfundonte në klubin e “djajve të kuq” në “paketë” me Paulo Dibalën. Por, tani, ka lajme se të dy klubet do të mirren vesh veçmas për pjesëtarin e përfaqësueses kroate.

“Tutosport” vë në dukje se Junajtidi është gati të paguajë deri në 15 milionë euro për Manxhukiçin që, në fakt, kohët e fundit nënshkroi një kontratë të re me Juventusin deri më 2021, por duket se ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Mauricio Sari, që nuk është aspak kundër ndarjes me futbollistin.

Momentalisht, futbollisti kroat merr te Juvja 5,5 milionë euro për sezon, ndërkohë që Junajtidi, sikurse thuhet, mund t’i japë atij edhe gjashtë milionë euro për sezon.

Sfidanti.al