Vinicius Junior ende nuk ka pranuar ofertën e parë të Real Madridit për vazhdimin e kontratës, ndërsa negociatat mes lojtarit dhe klubit spanjoll janë ende në zhvillim. Sipas mediave, madrilenët i kanë propozuar sulmuesit brazilian një kontratë me vlerë rreth 22 milionë euro në sezon, si dhe 50 për qind të të drejtave të imazhit. Megjithatë, Vinicius synon një marrëveshje më të favorshme, duke kërkuar afro 25 milionë euro në vit dhe 80 për qind të të drejtave të imazhit. Ndërkohë, situatën po e monitoron me interes Arsenali. Klubi londinez raportohet se është i gatshëm t’i ofrojë futbollistit kontroll të plotë mbi të drejtat e imazhit, një pagë më të lartë dhe një paketë financiare që mund të arrijë deri në 140 milionë funte.
Megjithëse oferta e Arsenalit konsiderohet shumë joshëse, dëshira kryesore e Viniciusit mbetet të vazhdojë te Real Madridi, me kusht që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët për kushtet e kontratës së re. Përveç rritjes së pagës dhe përqindjes së të drejtave të imazhit, braziliani kërkon edhe një bonus të lartë për firmosjen e marrëveshjes së re, i cili besohet se mund të arrijë në rreth 25 milionë euro. Bisedimet mes Viniciusit dhe Real Madridit vazhdojnë, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret pasi të përfundojnë negociatat.

