Mandzukic, një luftëtar për Milanin, por nuk luan në nivele të larta që nga 2019

Mario Mandzukic te Milan është dicka më shumë se një ide. Drejtuesit e klubit kuqezi, prej disa javësh po punojnë për këtë dhe tratativat duket se kanë nisur dhe po shkohet drejt një marrëveshjeje, pas takimit të zhvilluar të mërkurën në Milano me agjentin e sulmuesit

Bëhet fjalë për një futboll me eksperiencë që mund t’i shtohet repartit të sulmit të Milanit. Por e panjohura në këtë pikë është gjendja fizike e Mandzukic duke qenë se kroati nuk luan një ndeshje zyrtare që nga 7 marsi I 2020 kur vishte fanelën e Al Duhail në Katar. Tani Mandzukic është i lirë dhe mund të pranojë edhe një kontratë 6 mujore për t’u rikthyer në lojë

Mandzukic ka vijuar të stërvitet në palestër sic e ka treguar disa herë në rrjetet sociale, por pikëpyetja e vërtetë është sesa kohë do t’i duhet për t’u kthyer në formë dhe për të qenë gati për t’u kthyer në fushat e lojës dhe për të qenë i dobishëm për skuadrën kuqezi. Ka nga ata që vënë bast për të sepse Mandzukic  gjithnjë ka qenë një profesionist i shkëlqyer. Edhe për këtë arsye, Maldini ka folur personalisht me të për të kuptuar motivimet e tij. Nga ana e tij, kroati ka eksperiencë dhe operacioni për të mund të jetë identik si ai i Zlatan Ibrahimovic.

Në moshën 34 vjecare, Mandzukic dëshiron të tregojë se është ende në gjendje që të luajë në nivele të larta dhe të marrë revanshin për një aventurë të mbyllur keq me Juventusin për shkak të Maurizio Sarrit që e la jashtë skuadre. Duke u kthyer pas në kohë, ndeshja e fundit ‘e vërtetë’ e Mario Mandzukic është pikërisht ajo e 19 majit 2019 kundër Atalantës.

Sfidanti.al