Mancester Junajtid kërkon ‘të heqë qafe’ De Gean; i ofron 22.5 mln Euro

Mancester Junajtid është në hall të madh; nuk di si të veprojë me cështjen David De Gea. Klubi anglez nuk ishte në gjendje të rinovojë kontratën me portierin spanjoll, ndërkohë që nuk po mundet dot as t’i gjejë një destinacion të ri. për momentin klubi që ka probabilitetin më të madh për të siguruar shërbimin e tij është Paris Sën Zhermeni që ka konfirmuar largimin e Xhanluixhi Bufon.

Problemi qëndron pikërisht te De Gea, që duket se nuk e ka aspak me ngut që të lërë Mancester Junajtid. Portieri i përfaqësueses spanjolle ndihet mirë te Djajtë e Kuq ku ka spikatur për shumë sezone, ndërkohë që edhe trajtimi që i është bërë në Old Trafford ka qenë shumë i mirë në drejtim të tij, kështu që për këtë arsye De Gea mund të vendosë që të qëndrojë te Mancester Junajtid deri në përfundim të kontratës së tij.

Por Djajtë e Kuq kërkojnë më cdo kusht që të sigurojnë të ardhura nga shitja e tij dhe sipas ‘Daily Mail’ ata janë gati t’i ofrojnë De Geas 22.5 milionë Euro që spanjolli të pranojë kalimin te Paris Sën Zhermeni që këtë verë. Kjo do të thotë se klubi anglez është gati t’i ofrojë portierit 1/3 e shifrës prej 67.5 milionë Eurosh që klubi kampion i Francës është gati të shpenzojë për të.

sfidanti.al