Më pak se dy javë nga finalja e Botërorit, ku Argjentina e tij u mund nga Spanja, Lionel Messi është kthyer në fushë për të luajtur në Major League Soçer. Ai u fut në fushë në pjesën e dytë të ndeshjes Inter Miami-Columbus Crew, që përfundoi në barazim 2-2.
Shumë shokë të tij tek Argjentina dhe kombëtare të tjera janë ende me pushime, ndërsa Messi ka zbritur sërish në fushë, edhe pse nuk mundi ta festonte këtë rikthim me gol, duke humbur disa raste. Kjo ndeshje ndërpreu serinë e 6 fitoreve radhazi për Inter Miami, që mban vendin e dytë në kampionat në Eastern Conference. Edhe një herë Lionel Messi ka treguar profesionalizmin e tij, duke respektuar klubin para pushimeve.

