Lukaku, me bomber se kurre, kalon vetveten, synon Fenomenin

Te Interi nuk eshte me periudha LuLa. Me Lautaro Martinez qe ka pasur nje renie ne forme, siguria e sulmit te zikalterve e ka emrin Romelu Lukaku. Me dopieten e shenuar ne Marassi ndaj Genoas, sulmuesi belg arriti ne kuoten e 23 golave ne kampionat nga te cilat 15 i ka shenuar ne transferte, ne 34 ndeshje. Jane keto shifra qe e vendosin ate me shenuesin e trete me te mire ne historine e klubit ne vitin e debutimit me fanelen zikalter.

Ne shenjestren e Lukakut tani eshte Fenomeni Ronaldo me 25 gola me 1997/98 dhe Stefano Nyers me 26 gola te shenuar ne 1948/49. Shifra keto qe Lukaku mund t’i arrije ne dy ndeshjet e mbetura te Interit me Napolin dhe Atalanten.

Persa u perket te gjithe kompeticioneve, Lukaku ka 29 gola sezonale. 23 golave ne Serie A i shtohen 2 gola ne Ligen e Kampioneve, 2 ne Kupen e Italise dhe 2 ne Europa League. Jane 2 gola me shume ne total se kuota e shenuar me Manchester United ne 2017/18 kur shenoi 16 gola ne Premier League, 5 ne Champions, 5 ne FA Cup dhe 1 ne Superkupen Evropiane.

Sfidanti.al