Lojtarët më stakanovistë; në krye të listës, Samir Handanovic

Observatori i Futbollit CIES përpilon gjithnjë klasifikime për futbollistët apo skuadrat. këtë radhë ky institucion e ka bërë dicka të tillë për lojtarët më stakanovistë, që kanë luajtur më shumë minuta me klubet e tyre të 5 kampionateve më të rëndësishme të kontinentit Evropian për periudhën 1 janar 2014-28 janar 2019.

Në këtë pikë rezulton se janë portierët ata që kanë më shumë minuta në këmbët e tyre gjatë këtij 5 vjecari. Në krye të listës qëndron portieri i Interit, Samir Handanovic me 17 010 minuta në 189 ndeshje. Në vendin e dytë është Antoni Lopes i Lionit me 16 560 minuta në 184 ndeshje, ndërsa i treti është Konsili.

Përsa u përket futbollistëve në lëvizje, ai që ka më shumë minuta është Azpilicueta me 16 099 minuta në 182 ndeshje i ndjekur nga Glik i Torinos në vendin e dytë dhe Daniel larangeira i Udinezes. Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi është në vendin e pestë me 15 197 minuta aktivizim në 180 ndeshje, ndërkohë që emri i Kristiano Ronaldos nuk figuron mes 25 futbollistëve më stakanovistë në botë.

sfidanti.al