Liverpool pret titullin, Klopp: Do të festojmë me tifozët me paradë madhështore.

Pas 30 vitesh, Liverpool po përgatitet të fitojë kampionatin anglez dhe nuk ka pikë dyshimi që do të jetë një festë e vecantë me gjithë kufizimet sanitare të vendosura për shkak të pandemisë Covid-19. Por në këtë pikë duket se nuk ka asnjë problem për trajnerin Jurgen Klopp

‘Herët a vonë do të vijë dita kur do të kemi kohën, mundësinë dhe lejen për të festuar bashkë me tifozët tanë dhe ne do ta bëjmë-komentoi tekniku gjerman i ‘The Reds’-ky është Liverpool, gjithnjë ka qenë një klub special dhe do të jetë edhe në këtë aspekt.

Mungesa e tifozëve  në stadium do të jetë e detyrueshme edhe për shumë kohë.

‘Kur të ndodhë, do të jetë një moment i  gjithi i yni-vijoi Klopp-kur do të mundemi, do të bëjmë atë që duam, një paradë të madhe’.

Por trajneri gjerman nuk harroi të bëjë edhe një apel në drejtim të tifozëve të Liverpool

‘Do të duhet të festojmë titullin e Premier League, pa tifozët në stadium , por duhet të jemi më të mirët në botë edhe në qëndrimin në shtëpi-tha Klopp-jam i sigurt se ata do ta bëjnë këtë se janë në anën tonë. Ne do t’i shpërblejmë duke luajtur futbollin më të bukur të mundshëm’

Qendra stërvitore e Liverpoolit është e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshnme për të respektuar normat sanitare dhe Liverpool gjen momentin për të bërë shakanë e tij

‘Qendra stërvitore është pajisur shumë mirë, kemi rrugë të përcaktuara mirë për të ndjekur-tha Klopp-nëse gjendesh në një pikë të caktuar të fushës dhe duhet të shkosh në banjë, duhet të kalosh 15 minuta për t’u kthyer aty ku ishe sepse ka direktiva shumë të ashpra’.

Sfidanti.al