Liverpool, Klopp do kualifikimin: Atalanta, një kërcënim

Liverpool pret Atalantën në Anfield dhe vjen pas fitores së thellë 5-0  të regjistruar 2 javë më parë në Bergamo dhe i ndërgjegjshëm se me një fitore do të presë biletën për në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve. Por trajneri Jurgen Klopp nuk i beson aspak skuadrës së Gasperinit dhe momentit jo shumë pozitiv të saj.

‘Është një kërcënim i vërtetë dhe duhet të tregojmë shumë kujdes-tha  Klopp në një konferencë për shtyp-në Bergamo bëmë një paraqitje të shkëlqyer, gjithcka që duhej të shkonte mirë, shkoi mirë, por e dimë se ajo ndeshje nuk ka të bëjë me atë që do të luhet këtë radhë, do të fillojmë gjithcka nga e para’

Liverpooli do të ketë një armë më shumë në këtë ndeshje, Mohamed Salah që më në fund e kaloi Covid.

‘Salah u stërvit dje, është shumë mirë-vijoi Klopp-përsa u përket të dëmtuarve të tjerë nuk ka të reja. Disa lojtarë janë drejt rikthimit në fushat e lojës, të tjerët jo. Është e kotë të flitet tani, nuk di thuajse asgjë’.

Sfidanti.al