De Ligt: Juventus, grup i ri, gati të rrisim nivelin

‘Mendoj se stili i Ajaxit mund të përshkruhet me 2 fjalë; kurajo dhe disiplinë. Atje pretendojnë shpejt që të mësosh të luash me topin, pa frikë, që të mësosh të tregosh se kush je në të vërtetë si futbollist dhe si person dhe puon gjithnjë për këtë. Është një gjë që të mbetet brenda teja, një mentalitet që po më ndihmon shumë edhe te Juventusi’-Kjo është ajo që ka thënë Matthijs De Ligt për numrin e këtij muaji të revistës Icon.

Holandezi në moshën 18 vjecare u bë kapiteni i një klubi legjendar si Ajaxi dhe në moshën 21 vjecare është ndër lojtarët më të mirë në rolin e tij dhe pikë kyce e Juventusit pas vetëm 1 viti në Torino.

‘Te Juventusi të marrin vetëm nëse je shumë i zoti për ta merituar-vijoi De Ligt-këtë e dimë ne të rinjtë që sapo kemi ardhur këtu. Sigurisht jemi këtu për t’u  rritur dhe për t’u bërë si shokët e skuadrës me më shumë eksperiencë. Të gjithë ne duam të jemi Chiellini, Bonucci apo Buffon. Në fund ajo që bëjmë është se punojmë shumë cdo ditë për të shtyrë njëri-tjetrin të përmirësohemi. Kjo është e bukura e të pasurit një grup të ri, por të ndërgjegjshëm. Po kërkojmë të njihemi më mirë edhe jashtë fushës së lojës. Duam të rritemi së bashku dhe së bashku të rrisim nivelin individual dhe të skuadrës’.

Sfidanti.al