“Lista e çmendur ” e Juventusit: gjashtë ofensivë dhe një stoper

Juventusi e dominoi sezonin e kaluar në Serinë A, por, megjithatë, as ardhja e Kristiano Ronaldos nuk e ndihmoi dot atë që të fitonte Ligën aq të dëshiruar të Kampioneve. Në këto kushte, Juven e pret një “remont” në fund të sezonit, ndërkohë që tanimë u mësua se cilët futbollistë do të synojë të blejë klubi torinez gjatë sezonit të ardhshëm të transferimeve:Rabio, Ndombele, Isko, Pogba dhe Hames Rodrigez, që të gjithë mësfushorë ofensivë. Po ashtu, Juvja do të synojë të blejë edhe stoperin holandez, Matijs de Ligt, për të cilin është mjaft e interesuar edhe Barcelona.
Sigurisht që në klubin “bardhezi” e dinë mirë se futbollistët e lartpërmendur janë një “mall” mjaft i kërkuar në “pazarin” e futbollistëve dhe se deri tek ata do të jetë e vështirë që të arrihet. Ndërkohë te Juventusi pritet që të vijë edhe Aron Ramsei. Nuk kuptohet se përse Juventusi i do aq shumë mesfushorë ofensivë?
Sfidanti.al