Verrati “kundër” Bejlit e Pogbasë: Unë, 100 milionë? Askush nuk vlen kaq!

Një djalë i thjeshtë në “Botën e Çudirave”. Kështu mund të quhet Marko Verrati, një nga milionerët e rinj të futbollit, por që ende i takojnë paksa këmbët në tokë. i pyetur në grumbullimin e Italisë lidhur me një transferim të tij të mundshëm me vlerë 100 milionë euroshe, ai u përgjigj shumë thjesht.

“Unë, 100 milionë euro? Jo, askush nuk vlen kaq”, – ishin fjalët e mesfushorit që luan për Paris SG. Edhe pse i ri, Verrati është me përvojë në lojrat e shitblerjeve dhe nuk dëshiron të shkelë në “dërrasë të kalbur”. Lajmi më i fundit është ai i interesimit të Çelsit të Antonio Kontes. “Jam mirë tek PSG, – është përgjigja, – më herët thonin se më kërkonte Reali, ndoshta kishin edhe të drejtë, por unë u thosha se në jetë ka edhe gjëra më të rëndësishme sesa këto”.

Verrari ndihet mirë në Paris, beson tek projekti dhe thotë se do të donte që një ditë të ishte kapiten. Përsa i përket fitimit të Championsit, italiani gjykon se përpara PSG-së janë Barcelona, Reali dhe Bajerni. Ndoshta, edhe Juventusi.

B. Kuka