Kaeni e mbajti fjalën; një cift ndoqi ndeshjen me Lionin nga…xhakuzi në fushë

Ndeshja e kampionatit francez që ka bërë të flitet më shumë këtë fundjavë nuk ishte ajo e Paris Sën Zhermenit me Sënt Etien, por ajo mes Kaenit dhe Lionit dhe shkak u bë një….xhakuzi pasi një cift e ndoqi këtë sfidë brenda këtij xhakuzi të vendosur pranë një prej flamujve të këndit në fushën e lojës.

Gjithcka ishte një realizimi i një inisiative të ndërmarrë nga klubi i Kaen dhe që u promovua nëpërmjet rrjeteve sociale me qëllim argëtimin e tifozerisë. Dhe në këtë nismë pati edhe një cift fitues që mundi të shohë ndeshjen e kësaj skuadre nga xhakuzi me nga një gotë me shampanjë në duar për t’iu bashkuar kësaj feste që gjithsesi nuk ishte e plotë, duke qenë se sfida mes Lionit dhe Kaenit përfundoi me barazimin 2-2.

Lioni është në vendin e gjashtë në klasifikimin e kampionatit francez me 7 pikë, 8 më pak se kryesuesit e Paris Sën Zhermenit, ndërsa Kaen është në vendin e 13 me 6 pikë te grumbulluara në 5 javë.

sfidanti.al