E dini me çfarë gjuhe flasin tek Reali?  Gjuha më popullore..gjuha e golit!

Kasemiro është lojtari i fundit që ka hyrë në listën e golashënuesve të Real Madridit që udhëhiqet nga Cristiano Ronaldo. Dhe çfarë liste, nga ato që nuk hasen dot në çdo ekip të nivelit të elitës. Nga 21 lojarë të klubit madrilenë, 20 vetë kanë shënuar dhe me këtë kupton se në ekipin e Zidanes gjuha më popullore është gjuha e golit.

Real Madridi i Zinedine Zidane po kalon nëpër një formë mbresëlënëse këtë edicion.

Përveç që skuadra ka thyer rekorde të shumta dhe është vetëm një ndeshje larg të thyejë rekordin historik të Barcelonës për më së shumti ndeshje pa humbje në histori të Spanjës, është afër që të bëjë diçka që se ka bërë asnjë klub – të përfundojë sezonin me gjithë lojtarët si golashënues.