Ç’është ky kaos me Tiago Silvën, PSG e do pasi shkon tek Çelsi!

Informacioni është që trajneri Tomas Tuhel i ka kërkuar fuqimisht drejtuesve të klubit që të mos e lejojnë brazilianin që të largohet, por t’i rinovojnë kontratën edhe me një vit. Gjermani (nuk dihet pse) tani është duke nxituar për të mos e humbur Tiago Silvën, që mendohet se luajti ndeshjen e fundit për Paris SG në finalen e Championsit ndaj Bajernit të Mynihut në Lisbonë. Gjithsesi, duket se është shumë vonë pasi kapiteni parizien është mësuar se ka arritur akord me Çelsin për të luajtur në Premier Ligë sezonin e ardhshëm.

Blutë e Londrës janë në Champions, gjithashtu, dhe trajneri Lampard ka pasur fondet e duhura për të bërë përforcime të mëdha, duke shpenzuar mbi 220 milionë euro për Timo Vernerin, Kai Havercin (që duket se do të firmosë), Ben Çilluellin apo Hakim Zijeçin. “Dua të falenderoj tifozët e Paris SG, – ka shkruar Tiago Silva, – do të kthehem tek PSG-ja në një rol tjetër. Dua të luaj edhe 3-4 vjet futboll dhe të jem me Brazilin në Kupën e Botës”.

Sfidanti.al