750 milione euro në Ligën e Francës! Liga shqiptare në “varreza”

Pas dorëheqjes së Ramon Domenehut, Liga e Futbollit francez, për herë të parë në historinë saj, do të udhëhiqet nga një grua që, gjithsesi, përbën një lloj evolucioni në këtë sport. Natali Boj de la Tur do të jetë presidentja e parë grua që do të kryesojë këtë Ligë.

“Dua t’u shpreh mirënjohjen time klubeve që më dhanë besim dhe e gjithë kjo përbën një sfidë të madhe për mua, por unë shpresoj se do t’i përmbushë shpresat”, deklaroi De la Tur, me këtë rast. Të ardhurat vjetore të Ligës franceze të Futbollit arrijnë në rreth 750 milionë euro në vit dhe detyra e saj, si presidente, do të jetë që kjo shumë të shpëndahet në rregull dhe me drejtësi. Tek ne Liga e futbollit mbahet në varreza nga vetë Federata, e jo më të mendosh një grua të kryesojë futbollin. Një “motër” në maj të futbollit, nga ato që shajmë [do javë në kor në stadium..