Juventusi investon 85 milionë euro për dy sulmues

Juventusi ka realizuar një lëvizje të madhe në merkaton e verës, duke siguruar shërbimet e dy sulmuesve me një investim total prej 85 milionë eurosh. “Zonja e Vjetër” ka arritur marrëveshje për transferimin e talentit boshnjak Kerim Alajbegoviç nga Bayer Leverkusen. Bardhezinjtë do të paguajnë 33 milionë euro, ndërsa marrëveshja përfshin edhe 7 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Paralelisht, Juventusi ka mbyllur edhe rikthimin e Randal Kolo Muanit.

Sulmuesi francez do të vijë nga Paris Saint-Germain në formë huazimi me detyrim blerjeje, në një operacion me vlerë totale prej 45 milionë eurosh. Sipas raportimeve, Kolo Muani do t’i nënshtrohet testeve mjekësore gjatë kësaj jave, përpara se të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i skuadrës torineze. Me këto dy afrime, Juventusi forcon ndjeshëm repartin ofensiv. Veçanërisht pritshmëritë janë të mëdha për 18-vjeçarin Alajbegoviç, i cili konsiderohet një nga talentet më premtues të futbollit boshnjak.