Liga Gjermane zyrtarizon; ndërprerja e Bundesligës, të paktën deri në 30 prill

Gjermania zyrtarizon zgjatjen e kohës së ndërprerjes së kampionateve të paktën deri në 30 prill. Ky është vendimi I marrë në përfundim të një videoconference mes drejtuesve të Ligës Gjermane dhe përfaqësuesve të klubeve në Bundesliga dhe Bundesliga 2 që ratifikoi në fakt një vendim që ishte I paevitueshëm që të merrej.

Shefi Ekzektiv I Deutsche Fussball Liga, Christian Seifert nuk harroi të nënvizojë se gjithsesi, objektivi I drejtuesve më të lartë të futbollit gjerman është që sezoni të mbyllet brenda datës 30 qershor duke shtuar se kur  kampionatet të rifillojnë, ndeshjet me shumë mundësi do të zhvillohet pa praninë e tifozëve në shkallët e stadiumeve.

Sfidanti.al