Lega Serie A, kërkohet rihapja e stadiumeve

Klubet e Serisë A u mblodhën në Asamblenë e tyre ku konfirmuan nevojën për rihapjen e stadiumeve sa më shpejt sigurisht duke respektuar në maksimum masat e sigurisë sanitare. Kjo theksohet edhe në një komunikatë të Lega Calcio të Serie A u theksohet se është në fazën përfundimtare përpilimi i protokollit që do t’i dërgohet presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina për ta përdorur në bisedimet me autoritetet shtetërore italenie.

‘Lega Serie A, që në ndeshjet e fundit të këtij sezoni kërkon që secilit prej klubeve sipas specifikave dhe impianteve, t’u jepet mundësia që të rihapin stadiumet e tyre me një numër të kufizuar tifozësh’-theksohet ndër të tjerat në komunikatën e Lega Calcio Serie A.

Sfidanti.al