Bill Shenkli ishte në detyrë 15 vjet, por Bob Pejsli jo më shumë se 9. Gjithsesi, koha më e shkurtër nuk e pengoi që të fitonte 3 Champions (Kupa të Kampionëve në atë kohë), si dhe plot 6 tituj kampion në Angli e shumë trofe të tjerë. Me 20 tituj, ai mbetet më i sukseshmi trajner i Liverpulit, dhe Jurgen Klopi nuk do ta mbërrijë dot, aq më tepër që i ka vënë vetes limitin: Jo më larg se viti 2024 në stolin e të kuqve.
Trajneri gjerman dëshiron që të respektojë kontratën e tij të fundit në “Anfild”, ku mbërriti në 2015 dhe ku pritet të jetë për 9 vjet, pra po aq sa Pejsli. Deri tani ka fituar Championsin në 2019 dhe Premier Ligën në 2020. Kohëzgjatja e qendrimit i përafrohet atyre që pati në Gjermani, me Maincin për 7 vjet dhe me Dortmundin po për 7. “Pas Liverpulit do të kthehem në Gjermani dhe do të jetoj jetën time, me shumë gjasë në Mainc, – tha ai, duke folur për median gjermane “SËR Sport”, – sa do të jetë koha e punës sime? Katër vjet në Liverpul”. Po më pas? “Unë kam një problem që kur punoj dua të jap maksimumin e maksimumit, dhe kjo është e lodhshme, – sqaron ai, – pas Liverpulit do pushoj të paktën një vit, ndoshta mund ta vazhdoj më pas karrierën si trajner”.
Sfidanti.al