Lampard e ka dikë që e mbron, Avram Grant

Frank Lampard nuk ka vetëm kritika, por ka edhe dikë që e mbron. Në të gjithë këtë kaos, ai që i del në krah atij është ish trajneri i Chelseat, Avram Grant . Me shpenzimet në merkato të verës së kaluar kun ë Stamford Bridge erdhën emra të tillë si Timo Ëerner dhe Kai Havertz, u rritën pritshmëritë për Blutë e Londrës që në sezonin 2019/2020 u pozicionuan në vendin e katërt të klasifikimit në Premier League. Chelsea u përkufizua si një prej pretendentëve për titull pas fillimit shumë të mirë të sezonit. Por 4 humbjet në 6 ndeshhje në Premier League e kanë lënë Chelsean në vendin e 9 dhe rrisin presionin  mbi Lampard

‘Duhet të jesh i fortë kur gjërat nuk shkojnë mirë, sepse kur shkojnë mirë të gjithë janë gjeni dhe të gjithë dinë cfarë të bëjnë-tha në një postim të tij në Instagram, Avram Grant që u shkarkua nga posti I ditë, vetëm pak ditë pasi drejtoi Chelsean në finalen e Ligës së Kampioneve të 2008

‘Në një situatë si kjo, duhen kërkuar zgjidhje dhe të tregosh shumë karakter-vijoi Grant-ajo që mund t’i them Frank dhe pjesës tjetër të klubit është se duhet të tregojnë durim dhe të bëjnë cfarë është e nevojshme. Të mos e humbasin shpirtin luftarak. Nëse bëjnë këtë, gjithcka do të shkojë mirë sepse kualitetet janë’.

Sfidanti.al