Urdhër i Perezit për.. Perezin: Të blihet Ikardi qoftë dhe 100 milionë!

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, nuk ka sesi të jetë i kënaqur nga performanca e ekipit të tij deri tani në këtë sezon, kështu që është vënë në kërkim të përforcimeve të reja. Perezi ka vendosur që të gjejë një sulmues yll në janar dhe zgjedhja e tij ka rënë mbi yllin e Interit, Mauro Ikardi, emri i të cilit, në fakt, ka kohë që lidhet me klubin mbretëror.
“Nuk Itali nuk kanë më ndonjë kundërshtim që ta shesin Ikardin gjatë sezonit dimëror të ardhshëm dhe nuk ka asnjë dilemë se klubi i tij i ardhshëm duhet të jetë Reali, pasi ky klub i madh ka shumë nevojë për një sulmues cilësor”, vë në dukje gazetari i njohur, Eduardo Inda. Thuhet se Perezi i ka sugjeruar kryesisë së klubit të tij që ajo të ofrojë 100 milionë euro për Ikardin, ndërkohë që në marrëveshje mund të ketë edhe bonuse të tjerë.
Sidoqoftë, Perezi ka edhe një plan B, nëse bisedimet për Ikardin dështojnë – Edison Kavani i PSZH-së.
Sfidanti.al